Të fundit

Andi Belegu: Është koha të zhbllokohet kapitali i qytetarëve të Prishtinës

Kandidati për asamble të Prishtinës nga radhët e PDK-së, Andi Belegu ka thënë se është koga për të zhbllokuar kapitalin e qytetarëve.

Ai thekson se nga përvoja në tregun e patundshmërive, dhe nga takimet e shumta me qytetarë gjatë kësaj fushate, ka dëgjuar një problem që prek mijëra familje, banesa të blera me kursimet e jetës, që edhe pas më shumë se 15 vitesh nuk janë legalizuar.

“Ka familje që i kanë blerë banesat që në vitin 2006, sot nuk mund t’i shesin, t’i trashëgojnë apo t’i regjistrojnë. Këta qytetarë nuk janë fajtorë! Ata kanë blerë në besim, në një sistem që ka dështuar t’i mbrojë”.

Tutje ai thotë se ka edhe raste kur ndërtimet sidomos të shtëpive individuale, janë bërë pa leje, jo për lakmi, por për shkak të mungesës së planeve rregulluese, që për vite të tëra i ka lënë qytetarët dhe ndërtuesit pa mundësi ligjore për të ndërtuar në mënyrë të rregullt.

“Edhe këto raste duhen trajtuar me përgjegjësi, por edhe me mirëkuptim”.

Belegu shprehet se do të krijojnë një Task-Forcë për Legalizim, që do të përshpejtojë procedurat dhe do të garantojë transparencë në çdo rast.

“Në 6 muajt e parë të mandatit në udhëheqje të kryeqytetit, do të krijojmë një sistem që i pavarëson blerësit individualë nga ndërtuesit, do të lehtësojmë procedurat e legalizimit për banesat e blera me dokumente të rregullta, dhe do të zhbllokojmë kapitalin e qytetarëve që sot është i ngrirë në letër e burokraci.

Ky nuk është vetëm një proces urban, është akt drejtësie për qytetarët e ndershëm të Prishtinës.

Sepse qyteti bëhet i drejtë vetëm kur ligji shërben për njerëzit, jo kundër tyre”, përfundon ai.

Video nga Paradoks

VV SHOW - Dhuna verbale, a po e shtyn Vetevendosje një konflikt të madh shoqëror

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci