Të fundit

Busti i heroit Yll Morina, Gjini: U bë dritë në rrugën e Kosovës drejt lirisë e pavarësisë

Kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini thotë se busti i heroit Yll Morina, i përuruar sot në oborrin e shkollës që mban emrin e tij, do të qëndrojë si një kujtesë e përjetshme për brezat e rinj, si rikujtim që liria, të cilën e gëzojmë sot, u fitua me zemër, vepra e shumë sakrificë.

Gjini teksa ka ndarë pamje nga përurimi, thekson se ky moment solemn është më shumë se një përurim — është një dëshmi e guximit dhe dashurisë së tij të madhe për vendin.

“Me përulësi 🙏 nderojmë figurën e Yll Morinës, i cili u bë dritë ✨ në rrugën e Kosovës drejt lirisë 🕊️ e pavarësisë 🌟 si dhe frymëzim për brezat që vijnë”, thotë ai.

Video nga Paradoks

VV SHOW - Dhuna verbale, a po e shtyn Vetevendosje një konflikt të madh shoqëror

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci