Të fundit

Abdixhiku për Ilir Feratin: Njeri i punës, Istogu nuk ndalet

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, të martën ka shkuar për tubimin elektoral në Istog në mbështetje të kandidatit Ilir Ferati.

Abdixhiku tha se Istogu është kala e pamposhtur i LDK-së.

“Fitore dhe asgjë më pak më 12 tetor, që në raund të parë. Istogu i Fadil Feratit, Shaban Manajt, Haki Rugovës, nuk është një qytet si çdo tjetër për Lidhjen Demokratike të Kosovës. Istogu është shpirt i qëndrueshëm i vlerave tona”, tha ai.

Ndërkohë, për Ilir Feratin tha se është njeri i punës.

“Në krye të këtij rrugëtimi qëndron një njeri i punës e i përkushtimit – në krye të këtij rrugëtimi qëndron kryetari i tashëm dhe i ardhshëm i Istogut, Ilir Ferati. Në këto vite, Ilir Ferati ka treguar se si udhëhiqet një qytet. Me mençuri, me vendosmëri, me përulësi ndaj qytetarit. Dhe sot, çdo istogas e di se ky udhëheqës nuk i ka zhgënjyer”, u shpreh Abdixhiku.

Landidati i LDK-së për kryetar të Istogut , Ilir Ferati, u shpreh mirënjohës për mbështetjen e qytetarëve.

“Besimi në LDK është traditë në Istog. Besim që është mbjellë në ’89 dhe që ka krijuar marka politike. Istog ma keni dhënë një eksperiencë të jashtëzakonshme gjatë këtyre javëve. Sot jemi këtu për të dëshmuar që rugovizmi është forca. Kemi qenë bashkë në çdo fshat, lagje e shtëpi tuaj. Përpos mikpritjes kam ndier fuqinë e këtij rrugëtimi. Me përkrahjen tuaj sigurisht që do të marrim fitoren, sepse Istogu nuk harron vendin e vet. E tillë është vendlindja e presidentit tonë”, tha Ferati.

Video nga Paradoks

VV SHOW - Dhuna verbale, a po e shtyn Vetevendosje një konflikt të madh shoqëror

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci