Të fundit

Mrika Krasniqi Shala merr mbështetje të fuqishme nga qytetarët e Gjilanit

Kandidatja për Kuvendin Komunal të Gjilanit nga Partia Demokratike e Kosovës, Mrika Krasniqi Shala, ka zhvilluar takimin e radhës me qytetarët e kësaj komune.

Të martën Krasniqi Shala së bashku me kandidatin për kryetar të Gjilanit, Riad Rashitin, kanë marrë mbështetje të fuqishme nga qytetarët.

“Sot, në takimin e mbajtur dhe të organizuar nga Mrika Krasniqi Shala, kandidate për Kuvendin Komunal të Gjilanit, u dëshmua mbështetje e fuqishme nga qytetarët, së bashku me Kryetarin në ardhje, Riad Rashiti, nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK). Ky takim reflektoi besimin dhe përkushtimin e përbashkët për një Gjilan më të zhvilluar, më të drejtë dhe më afër qytetarëve”, ka thënë Krasniqi Shala.

Në listën e PDK-së, Mrika Krasniqi Shala mban numrin 6.

Video nga Paradoks

VV SHOW - Dhuna verbale, a po e shtyn Vetevendosje një konflikt të madh shoqëror

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci