Të fundit

Hyseni: Prioritet uji i pijshëm, subvencione për shkolla të futbollit e bursa për studentë

Kandidati për kryetar të Podujevës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ekrem Hyseni në “Edicionin Special” në Klan Kosova, shpalosi programin e tij me të cilin synon ta qeverisë ketë komunë.

Si një nga prioritet, Hyseni përmendi ujin e pijshëm, për të cilin tha se do të merren menjëherë. Zgjidhja sipas tij është ndërtimi i dy rezervuarve në Kodrën e Ballofcit.

Në kuadër të shumë premtimeve që dha, Hyseni përmendi terasat verore, që me të në krye të Podujevës do të shfrytëzohen gjatë verës nga lokalet me taksë zero.

Hyseni premtoi edhe subvencionim shkollave të futbollit, bursa për studentët si dhe spitalin e qytetit.

“Kthimi i vendimit për spitalin e qytetit është jashtëzakonisht i rëndësishëm, është me rëndësi që rinia do ta ketë fokusin e vet, dhe çdo student që e sjell vërtetimin që e ka kalu vitin akademik do të marrë bursë nga viti i dytë, qyteti do ta ketë fokusin e vet. Parkingjet do të jenë pronë në shfrytëzim të banorëve. Liftat i kemi prioritet t’i vendosim”, tha Hyseni, transmeton Klankosova.tv

Ambienti toksik në arsim, shëndetësi e në administratë, si dhe presioni i paparë, sipas Hysenit do të bëjnë që Bulliqi ta humb garën në Podujevë.

Sa i përket zhvillimit ekonomik, Hyseni premtoi tri qendra tradicionale, në Orllan, Lluzhan dhe Kërrpimeh.

Video nga Paradoks

VV SHOW - Dhuna verbale, a po e shtyn Vetevendosje një konflikt të madh shoqëror

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci