Prishtina Mall i është bashkuar fushatës ndërkombëtare për ndërgjegjësimin për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit.
Qendra e madhe tregtare për dy ditë do të jetë nikoqir i aktivitetit të veçantë që do të jetë në hyrje të saj.
Prej 24 deri më 26 tetor, qytetarët do të kenë mundësi të marrin këshilla profesionale nga gjinekologë, onkologë, radiologë, patologë dhe nutricionistë, të cilët do të ndajnë njohuri mbi zbulimin e hershëm, faktorët e rrezikut dhe rëndësinë e kujdesit të vazhdueshëm për shëndetin.
Kështu, Prishtina Mall i bashkohet fushatës së madhe të muajit tetor që njihet ndryshe edhe si muaji rozë.
Në këdo dy ditë, do të shpërndahen edhe udhëzues për kujdesin ndaj gjirit.
Kanceri i gjirit mund të trajtohet me sukses nëse zbulohet në kohë.
Kjo fushatë që kujton rëndësinë e kontrollit të rregullt dhe kujdesit ndaj shëndetit të grave.
Shefi i Prishtina Mall, Alvaro Costa tha se qendra që drejton ai do të vazhdojë të jetë nikoqire e aktiviteteve të tilla në mbrojtje të shëndetit të grave.
Ky aktivitet synon jo vetëm informimin, por edhe fuqizimin e grave dhe familjeve të tyre, duke ndarë histori të vërteta guximi që sjellin shpresë dhe frymëzim për komunikim e solidaritet.
