Të fundit

Selmanaj: Seanca e së shtunës ishte cirk, u dëshmua pazotësia e Kurtit

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj në Prime Time në Kanal10, ka folur rreth asbtenimit për rezolutën që kishte për qëllim ndalimin e mbajtjes së referendumit të Serbisë në Republikën e Kosovës, shkruan Paparaci.

Selmanaj është sqaruar se nuk ka abstenuar në lidhje me rezolutën por sipas tij arsyeja e vetme ka qenë pazotësia e Kurtit duke shpërndarë përgjegjësinë te deputetët.

“Atë çka e kam parë unë në seancën e së shtunës e kam parë një cirk dhe skenar i përgatitur nga Kurti për ti shërbyer atij dhe interesave të tij persona. Nuk ka nevojë që Kuvendin ta mbledhës për të nxjerrë një rezolutë.

Thirrjen e seancës nga kreu i qeverisë, Selmanaj e ka konsideruar të panevojshme derisa e ka quajtur cirk.

“Unë seancën e kam parë të panevojshme, Qeveria e Kosovës ka obligim të veprojë në raport me kushtetutën, sesi mënyra dhe forma më pas janë çështje që mund të diskutohen. Këtë seancë e kam parë si pa zotësi të Kurtit për tu ballafaquar me këtë çështje. Garantuesi sovranitetit të Kosovës, vazhdon të mbetet KFOR-i.

“Kryeministri i Kosovës, e vendos Kosovën për herë të parë kundër aleatëve. Duke e parë pa zotësinë e Kurtit, ai kërkonte shpërndarje të përgjegjësisë, prandaj nuk kishte nevojë që Kuvendi të mblidhej, unë jo të abstenoj kundër çështjes, por kundër një skenari e një dirigjenti, dhe ja arriti”.

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci