Të fundit

Konsulli i Kosovës pëlqen postimin ku Hashim Thaçi akuzohet për vrasje e plaqkitje

Diplomati Gëzim Gashi është lëshuar në veprime të rënda në rrjetin social Facebook.

Konsulli i Kosovës në Frankfurt të Gjermanisë e ka pëlqyer të dielën një postim në të cilin ish-presidenti Hashim Thaçi, aktualisht në paraburgim në Hagë, akuzohet për vrasje “politikanësh, aktivistësh e gazetarësh”.

Postimi me akuza të rënda është publikuar në Facebook nga foto-reporteri Vudi Xhymshiti, i afërt me pushtetin e Lëvizjes Vetëvendosje.

“E kuptoj edhe më keq, si në këtë teatër hijesh u vranë politikanë, aktivistë e gazetarë, jo gjithmonë me plumb, por me errësirë, me harresë, me baltë”, thuhet mes tjerash në postimin e Xhymshitit, të cilit ia ka bashkëngjitur një fotografi të Hashim Thaçit.

Pikërisht këtë postim e ka pëlqyer përmes profilit të tij personal në Facebook konsulli Gashi, i cili më pas e ka tërhequr pëlqimin nga postimi.

Të pyetur nga portali Nacionale për përkrahjen e akuzave të rënda kundër ish-presidentit të Kosovës, i cili po mbahet në qendrën e paraburgimit të Gjykatës Speciale në Hagë si i akuzuar për krime lufte, Konsullata e Kosovës në Frankfurt është arsyetuar se “pëlqimi nga ndodhur pa qëllim”.

“Për qartesimin tuaj, pelqimi i një postimi i tillë ka ndodhur pa qëllim dhe se Konsulli i Pergjithshem nuk përfshihet në diskutime të tilla”, ka thënë Konsullata e Kosovës në Frankfurt në një përgjigje me shkrim për Nacionalen, transmenton Paparaci.

Gëzim Gashi ushtron pozitën e Konsullit të Kosovës në Frankfurt të Gjermanisë nga dhjetori i vitit 2022, i emëruar nga pushteti i Lëvizjes Vetëvendosje.

Video nga Paradoks

VV SHOW-Pushteti nuk ka problem Vita-n, por pronarin -Historia e marrëdhënieve të Kurtit me Devollët

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci