Të fundit

Boshllëk në marrëdhëniet Kurti–Trump, Kajtazi: Osmani s’mund ta përdorë si “kartë”

Gazetari Vehbi Kajtazi ka deklaruar se mes Albin Kurti dhe Donald Trumpit nuk ekziston asnjë marrëdhënie politike, duke theksuar se kjo situatë e bën të pamundur përdorimin e Trumpit si faktor ndikimi në politikën e brendshme të Kosovës.

Kajtazi u shpreh se është e paqartë nëse presidentja Vjosa Osmani është e vetëdijshme për faktin se Kurti dhe Trump nuk kanë raporte të mira, madje sipas tij, asnjëra palë nuk ka pëlqim për tjetrën.

Ai tha se kjo është e dukshme nga mungesa totale e komunikimit mes dy liderëve.

“Nuk po e di a e din Vjosa Osmani që Kurti nuk e do Trumpin, a e din që as Trumpi nuk e do Kurtin. Sepse kjo shihet tashmë. Shihet në një relacion mes Kurtit e Trumpit i cili nuk ekziston. Nuk janë taku najherë, nuk kanë fol najherë. Ai është në mandatin e dytë si president, Kurti po e merr mandatin e dytë si kryeministër, ndërkohë nuk kanë pas najherë takim”, tha Kajtazi në “VV Show”.

Ai shtoi se, ndryshe nga Kurti, presidentja Osmani ka pasur takime me Trumpin, por kjo nuk do të thotë se ajo mund ta përdorë këtë fakt si mjet për ta bindur Kurtin në vendimmarrje politike.

“Nëse nuk ka pasur ndonjë takim, ndërkohë presidentja Osmani ka pasur, kjo i bie që relacioni me Kurtin nuk është më i miri sa për ta përdorë Trumpin si kartë për ta bind Kurtin që duhet ta propozojë”.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci