Të fundit

Kajtazi flet për një afërsi mes Osmanit dhe Abdixhikut

Gazetari Vehbi Kajtazi flet për një afrimitet mes presidentes Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhikut pas rikonfirmimit të tij në krye të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Sipas Kajtazit, ky zhvillim mund të sjellë mbështetjen e të paktën 12 deputetëve të LDK-së për rizgjedhjen e Osmanit për një mandat të dytë presidencial.

Ai shton se këtë lëvizje duket se e ka kuptuar edhe kryeministri Albin Kurti.

“Me rikonfirmimin e Lumir Abdixhikut në krye të LDK-së, unë shoh një afrim tejet të madh të Vjosa Osmanit me Lumir Abdixhikun. Shoh mundësi që të paktën 12 deputetë të LDK-së ta votojnë Vjosa Osmanin për presidente. Dhe besoj që këtë e ka kuptu edhe e ka lexu Kurti”, tha ai në “VV Show”.

 

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci