Të fundit

Visar Ymeri vlerëson pjesëmarrjen e Përparim Ramës në marshin e 17 shkurtit

Analisti Visar Ymeri vlerëson se kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka dëshmuar bindje personale në veprimet e tij politike, duke përfshirë edhe qasjen ndaj çështjeve që lidhen me ish-krerët e UÇK-së.

Sipas Ymerit, Rama ka një qasje pozitive ndaj temave që prekin ndjeshmërinë e opinionit publik dhe kjo, sipas tij, ka pasur efekt politik.

Ai thekson se edhe nëse veprimet e Ramës mund të kenë përfitime politike, kjo nuk e zbeh faktin se qëndrimet e tij janë të bindura dhe jo thjesht kalkulime të momentit.

“Përparim Rama deri tash për mu e ka dëshmu që personalisht është i bindur për këto që i bën, pastraj i bën, pastaj a ka përfitime poltike, sigurisht. Ëshët normale mirëpo efekti i Ramës është i mire në këtë drejtim. Si profil politik, një djalë i shkolluar në Londër, nuk ka jetu këtu, kryetar i Prishtinës nga LDK, dhe e ka një qasje pozitive karshi UÇK-së”, tha ai në “VV Show”.

Sipas tij, qasja e Ramës ndaj UÇK-së është pozitive dhe kjo ka ndihmuar në krijimin e një mesazhi që nuk e ndan shoqërinë, por përpiqet ta shohë figurën e UÇK-së si element që mund të bashkojë qytetarët.

“Gjykata Speciale goxha shumë e ka mat sentimentin e njerëzve, i kemi pa reagimet pas protestës së fundit. I ka rrok panika. Në kuadër të kësaj, ka  pas ndikim pozitiv. Me tregu që në fakt nuk kak ndarje partiake qysh po supozoni ju. UÇK nuk i ndan qyttearët, mbase uroj të jetë e vetmja që i bashkon më shumë. Rama ka pas një rol pozitiv. Posti politik i kryearit të kryeqytetit është gati se më i rëndësishmi në vend. Disa e krahasojnë si i dyti mas kryeministrit në buxhetin që ka e efektin politik”.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci