Pas moszgjedhjes si finaliste në Big Brother VIP Kosova 4, Benita Zena, ka reaguar me një postim në Instagram që u interpretua gjerësisht si ironik.
Në mesazhin e publikuar, ajo falënderoi produksionin duke kërkuar që “të mbahen premtimet dhe votat”, ndërsa theksoi se “faktet janë të qarta”, një formulim që shumë ndjekës e panë si thumbim ndaj rezultatit të shpallur.
“Faleminderit Big Brother VIP Kosova, mbani premtimet, po votat dhe faktet i kemi. Definitivisht është marri”, ka shkruar ajo.

