Të fundit

Parashikimi i Kajtazit: Osmani në LDK, kandidate për kryeministre – “ka me ndërru loja”

Gazetari Vehbi Kajtazi sugjeron se Vjosa Osmani rikthehet në listën zgjedhore të LDK-së, ku do të mbajë rolin e bartëses së listës dhe kandidate për kryeministre.

Kajtazi parashikon edhe mundësinë e një koalicioni me AAK-në, që do ta vendosë Osmanin përballë Albin Kurti në një duel të drejtpërdrejt politik.

“Fati i Vjosa Osmanit sepse po lidhet gjithçka me fatin e saj, jo të Kosovës. Kam ca parashikime të lëvizjeve të saj. Pres që ajo të jetë në LDK, jo si individ por në një listë të caktuar zgjedhore dhe pres të jetë bartëse e listës së LDK-së dhe kandidate për krsyeministre. Pres edhe një koalicion me AAK dhe në këtë mënyrë Osmani të jetë në një ballë të betejës dhe garës politike me Albin Kurtin. Qekjo shenja e mirë, natyrisht nuk i besoj kësaj, nuk e përjashtoj mundësinë që pas zgjedhjes, prap shkon me të, asnjë nuk epërsjashtoj sepse është egoiste e tmerrshme që e ka fatin e vet para fatit të këtij vendi, shpresoj që ka ndryshu”.

Kajtazi deklaroi se ky ballafaqim Kurti-Osmani ka me ndërru lojën dhe rezultatin

“Por ky ballafaqim ka me ndërru lojën dhe rezultatin. Njerëzit janë të frustuar pse është eliminu Osmani nga gara për presidente. Po shoh përditë se njerëzit janë të prekur, janë dëshpëru. Shenjtërimi i Osmanit në sytë e popullit ka me lonë pasoja për Albin Kurtin”, tha Kajtazi në “VV Show”.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci