Ajo thirrej në pretendimin se bëhej fjalë për një sekret shtetëror, ndonëse Prokuroria Speciale veçse e kishte rrënuar këtë pretendim. Komik ishte rasti i ballafaqimit të Hajdarit me gazetarin e RTK-së, Bashkim Vishaj, të cilin e urdhëronte me fjalët: “Të lutem, mbylle këtë temë”.
Aktakuza ndaj Rozeta Hajdarit është e fortë.
Dokumenti që ekspozon krimin e dyshuar të një ish-ministreje të Qeverisë Kurti me paratë e taksapaguesve kosovarë, e ka kaluar testin e parë të premten e kaluar.
Një trup gjykues i Departamentit Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë ka vendosur që çështja ndaj Rozeta Hajdarit, sekserit Ridvan Muharremi dhe dy të tjerëve të shkojë në gjykatë, pavarësisht prej përpjekjeve të të pandehurve që ta ndalnin rastin para se të hyjë në gjykim.
E vendosur nën hetim nga Prokuroria Speciale para rreth dy vitesh, ish-ministrja që atëherë refuzonte të deklarohej publikisht për aferën e Rezervës Shtetërore.
Ajo thirrej në pretendimin se bëhej fjalë për një sekret shtetëror, ndonëse Prokuroria Speciale veçse e kishte rrënuar këtë pretendim. Komik ishte rasti i ballafaqimit të Hajdarit me gazetarin e RTK-së, Bashkim Vishaj, të cilin e urdhëronte me fjalët: “Të lutem, mbylle këtë temë.. është çështje sekrete”.
Të njëjtën strategji e ndoqi edhe kur aktakuza e Prokurorisë Speciale u deponua në Gjykatë. Ish-ministrja dhe mbrojtësi i saj alarmuan se lënda është e paligjshme dhe se Prokuroria shkeli Ligjin për Mbrojtjen e Informacioneve të Klasifikuara.
Sipas Hajdarit, Prokuroria i mori jashtëligjshëm dhe pa i deklasifikuar provat e lëndës.
Zyrtarisht, mbrojtësit e Hajdarit dhe të gjithë të pandehurve të tjerë paraqitën në Gjykatë kërkesën për hudhje të aktakuzës.
Por, kjo histori mori kahje të qartë të premten e 13 marsit kur Gjykata e refuzoi këtë kërkesë.
“Sa i përket pretendimeve lidhur me ligjshmërinë e provave të siguruara dhe se janë marrë në kundërshtim me Kapitullin XVII të KPPRK-së, pas shqyrtimit të këtyre pretendimeve, gjykata vlerëson se të njëjtat janë të pabazuara”, tha trupi gjykues i Departamentit Special të Gjykatës në aktvendim.
“Nga shkresat e lëndës rezulton se provat janë siguruar në përputhje me dispozitat e procedurale të përcaktuara me Kapitallin XVII të Kodit të Procedurës Penale, i cili rregullon mënyrën dhe kushtet e sigurimit të provave në procedurën penale”, vlerësoi Gjykata.
Vendimi i hap rrugë gjykimit për krimin në restorantin “Bukë e Zemër” në të cilin nisi historia e blerjes së rezervave shtetërore që përfundoi me krim të dyshuar: rreth tre milionë euro dëm ndaj buxhetit të shtetit.
Ish-ministrja e Tregtisë, Rozeta Hajdari dyshohet se i ka tejkaluar kompetencat e saj në procedurat e blerjes së mallrave të Rezervës Shtetërore. Po ashtu, dyshohet se sekretin shtetëror të vendndodhjes së Rezervës Shtetërore e ka zbuluar te Ridvan Muharremi, biznesmeni i afërt me figurat më të larta të qeverisë Kurti.
Muharremi, i njohur si “Ridi”, dyshohet se ka operuar si sekser në blerjen e mallrave për Rezervën Shtetërore, një pjesë e madhe e së cilës nuk ka ardhur asnjëherë në vendin ku ruhen rezervat e shtetit.
Të dy bashkë, por edhe dy zyrtarë të tjerë të Ministrisë së Tregtisë, do të ballafaqohen së shpejti në gjyq me akuzat për këtë krim të dyshuar shtetëror. /Paparaci.com
Aktakuzë për korrupsion kundër Rozeta Hajdarit dhe tre të tjerëve
