Të fundit

Ligji për Çmimet Tavan, Kurti: Parandalon fitimet e pajustifikuara në kurriz të qytetarëve

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Projektligji për Masat e Përkohshme të Produkteve Themelore në Raste të Veçanta të Destabilizimit në Treg, është rikthyer për shkak të sfidave globale që prekin xhepin e qytetarëve.

Projektligji, i cili është ekuivalent me ish-Projektligjin për Çmimet Tavan, nuk përbën tentim-ndërhyrje të qeverisë në tregun e lirë.

“Ngjashëm si shumë iniciativa të tjera, edhe ky ligj u pat sfiduar në Gjykatën Kushtetuese nga ana e opozitës. Dhe, ja ku jemi shumë muaj pas me kriza të reja dhe tash këto sfida e prekin edhe xhepin e qytetarëve tanë”, tha Kurti.

Ai foli për rritje të papritura të çmimeve dhe shpjegoi përmbajtjen e Projektligjit.

“Ky ligj rrit parashikueshmërinë për bizneset dhe garanton rregullat e barabarta për të gjithë aktorët në treg. Në thelb, kjo është një politikë që ndërton një ekonomi më të qëndrueshme. Ky ligj parandalon spekulimet dhe fitimet e pajustifikuara në kurriz të qytetarëve dhe më tej siguron reagim të shpejtë institucional kur tregu destabilizohet”, u shpreh ai.

“Për herë të parë krijojmë mekanizëm të pavarur, Bordin, i cili vendos mbi bazën e të dhënave dhe interesit publik e kurrsesi të interesave të ngushta”, tha Kurti. /Paparaci.com

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci