Të fundit

Incidente jashtë “Allianz Arena” para ndeshjes Bayern-Stuttgart, policia arreston 100 tifozë

Situata u përshkallëzua jashtë stadiumit pak para nisjes së takimit, duke detyruar ndërhyrjen e forcave të rendit.

Incidente të rënda shpërthyen jashtë “Allianz Arena” pak minuta para fillimit të ndeshjes mes Bayern Munich dhe Stuttgart, e vlefshme për javën e 30-të të Bundesligës.

Autoritetet, duke parë që situata po dilte jashtë kontrollit, kryen rreth 100 arrestime, sipas raportimeve të gazetës gjermane “Bild”.

Më konkretisht, tensionet nisën kur tifozët miq u nisën drejt sektorit të tifozëve vendas, gjë që solli përleshje fizike mes palëve. Policia u detyrua të përdorte tymuese për të shpërndarë turmën dhe për të izoluar vatrat e dhunës, duke shoqëruar në polici dhjetëra persona të përfshirë në trazira.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci