Të fundit

Juventus vijon të ëndërrojë Bernardo Silvën, por Barcelona ka një avantazh

Pas 9 vitesh te Manchester City, Bernardo Silva vendosi të kthejë faqe në karrierën e tij. Juventus bashkë me Luciano Spallettin e kanë vënë portiugezin në shënjestër dhe Damien Comolli ka nisur të bëjë lëvizjet e tij.

Por pengesat në këtë pikë janë të shumta dhe një prej këtyre pengesave e ka emrin Barcelona. Në fakt një prej ëndrrave të mesfushorit portugez është pikërisht të veshë fanelën blaugrana dhe tani Bernardo Silvës do t’i duhet të bëjë zgjedhjen e jetës.

Fantazisti ka vendosur të kalojë në plan të dytë faktorin ekonomik; prioriteti i vërtetë i Bernardo Silvës është që të jetë sa më pranë familjes së tij dhe prania e shumë prej anëtarëve te saj në Barcelonë është një tregues që thotë shumë për atë që është destinacioni i preferuar i 31 vjeçarit.

Në këto vite, Bernardo Silva është parë shpesh në kryeqendrën e Katalonjës në kohën e lirë ose gjatë festave. Dhe sipas të përditshmes Sport, edhe vetë motra e futbollistit jeton pikërisht në Barcelonë bashkë me bashkëshortin e saj.

Por te klubi katalanas, Laporta nuk po shtyn për ta sjellë në skuadër Bernardo Silva; prioritetet e Barcelonës janë të tjera, por ajo që e favorizon një bashkim të portugezit me blaugranat është edhe pretendimi financiar i mesfushorit që është në një linjë me politikat e klubit spanjoll.

Por aspekti ekonomik ia mban hapur rrugën edhe Juventusit përsa i përket Bernardo Silvës. Comolli ka komunikuar me Jorge Mendes dhe ajo që e bën Zonjën e Vjetër të shpresojë është dëshira e futbollistit për të luajtur në nivele të larta për të paktën edhe 1 apo dy sezone.

Në këtë pikë një asist për Juventus mund të vijë edhe nga Francisco Conceiçao, shok skuadre me Bernardo Silvën në kombëtaren portugese e sidomos nga Cristiano Ronaldo që Torinon e njeh shumë mirë.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci