Të fundit

Flick: Liga nuk ka mbaruar ende, duhet ta fitojmë sa më shpejt që është e mundur

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, dëshiron ta sigurojë titullin e La Ligës që në El Clasico muajin e ardhshëm, duke këmbëngulur se gara për titull nuk ka mbaruar dhe se Real Madridi nuk duhet të merret lehtë pavarësisht diferencës së madhe me pikë.

Blaugranat kryesojnë tabelën e La Ligës, nëntë pikë përpara Real Madridit, kur kanë mbetur edhe shtatë xhiro deri në mbylljen e sezonit.

Megjithatë, trajneri gjerman i Barcelonës ka thënë se kampionati nuk ka përfunduar ende dhe duhet ta mbyllin çështjen e fituesit sa më shpejt.

“Nuk mbaj mend si është në Gjermani. Ishte gjatë Covid-it… Më vjen keq. Duhet ta marrim hap pas hapi. Gjëja e rëndësishme është ndeshja tjetër dhe ajo pas saj”.

“Real Madridi do të luftojë gjithashtu. Këto gjëra nuk kanë rëndësi për mua. Liga nuk ka mbaruar ende dhe duhet ta fitojmë sa më shpejt që është e mundur”, ka thënë Flick.

Ndryshe, këtë javë, Barcelona e pret Celta Vigon, teksa Real Madridi është nikoqir i Alavesit.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci