Të fundit

Zyrtare: Boksieri shqiptar sfidon Anthony Joshuan, caktohet data e meqit

Boksieri shqiptar, Kristian Prenga, do ta sfidojë yllin e boksit profesionist, Anthony Joshua.

Britaniku Joshua të hënën konfirmoi meçin me Prengën, që do të zhvillohet më 25 korrik në Riad të Arabisë Saudite. Joshua është prej boksierëve më të famshëm të dekadave të fundit. Dhe lufta me të do të jetë rast i madh për Prengën, 35-vjeçarin që jeton në SHBA.
Prenga është nga Shqipëria, ndërsa në boksin profesionist ka 20 fitore e një humbje. Të gjitha fitoret i ka me ndërprerje.

Joshua është ish-kampion absolut në kategorinë e rëndë të boksit profesionist. Ka 29 fitore, prej tyre 26 me ndërprerje, dhe katër humbje. Së fundi boksoi më 19 dhjetor të vitit të kaluar, kur fitoi ndaj yllit të “YouTube”, Jake Paul. Më 21 shtator të vitit 2024 kishte pësuar nga Daniel Dubois. Është mposhtur dy herë nga Oleksandr Usyk dhe një herë nga Andy Ruiz.

Të gjithë e presin një meç të 36-vjeçarit Joshua me yllin tjetër britanik, Tyson Fury. Por fillimisht Joshua do të boksojë me shqiptarin Prenga.

“Nuk është sekret që më është dashur pak kohë për konsolidim dhe rindërtim, që të jem gati për kthim në ring. Dhe sot është hapi i radhës në atë rrugëtim. Jam i lumtur që kam arritur marrëveshje për meçin e 25 korrikut në Mbretërinë e Arabisë Saudite. Mezi pres të boksoj dhe të vazhdoj aty ku kam mbetur”, ka thënë Joshua.

Prenga nuk është prej boksierëve të njohur të kategorisë së rëndë. Natyrisht, Joshua do të jetë favorit i madh. Por Prenga ka thënë fjalë të mëdha.

“Anthony Joshua është luftëtar i shkëlqyer, por ai bëri gabim të tmerrshëm kur më zgjodhi si kundërshtar”, ka theksuar Prenga.

“Është luftë që ndryshon çdo gjë në jetën time dhe jetën e tij. E di që ka plane të mëdha pas kësaj lufte. E di që më nënvlerësojnë. Jam i lumtur për këtë. Do t’ua prish planet dhe do ta tronditi botën këtë korrik në Arabinë Saudite”, ka shtuar boksieri shqiptar.

Ai e ka pësuar humbjen e vetme në vitin 2017. Joey Dawejko është boksieri më i njohur të cilin e ka mposhtur Prenga. Së fundi ka boksuar në shkurt, kur fitoi ndaj Joe Jones me nokaut.

Prenga është dashur të boksojë në qershor, por hoqi dorë pasi i erdhi oferta e papritur për të sfiduar britanikun e famshëm. Ai nuk është i ranguar në asnjërin prej versioneve të mëdha të boksit profesionist. Ka mbajtur një titull të Amerikës së Veriut më herët. Natyrisht, edhe në aspektin financiar lufta me Joshuan, dhe në Arabi Saudite, do të jetë shumë e favorshme për Prengën.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci