Të fundit

Ende s’ka shenja se Irani po bie dakord me planin amerikan për t’i dhënë fund luftës

Ende nuk ka shenja lëvizjeje nga Irani drejt një plani paqeje, të cilin e kanë paraqitur ShBA-të.

Nëse pranohet, ai do të përfundojë zyrtarisht luftën përpara se të fillojnë bisedimet për çështje më të diskutueshme, siç është programi bërthamor i Iranit.

Sekretari i Shtetit i ShBA-së, Marco Rubio, tha të premten se ata presin një përgjigje brenda disa orësh.

Rubio u takua dje në Miami me kryeministrin e Katarit, Mohammed bin Abdulrahman al Thani, për të diskutuar nevojën për të “shmangur kërcënimet dhe për të promovuar stabilitetin dhe sigurinë në të gjithë Lindjen e Mesme”, tha Departamenti i Shtetit në një deklaratë që nuk e përmendi Iranin, raporton Sky News.

Video nga Paradoks

VV SHOW - Dhuna verbale, a po e shtyn Vetevendosje një konflikt të madh shoqëror

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci