Të fundit

Alarm për shpërthim masiv në Kaliforni, evakuohen mbi 40 mijë persona

Mbi 40 mijë persona janë evakuuar në California pas alarmit për një shpërthim të mundshëm kimik në një fabrikë të kompanisë GKN Aerospace.

Sipas raportimeve të mediave amerikane, një rezervuar që përmbante rreth 26 mijë litra kimikate toksike është mbinxehur brenda objektit industrial, duke ngritur dyshimet për një shpërthim të fuqishëm, që mund të shkaktonte pasoja të rënda për zonën.

Ekipet e emergjencës kanë paralajmëruar se kontejneri mund të shpërthejë në çdo moment, duke çuar në mobilizimin dhe evakuimin e banorëve përreth.

Zyrtarët e zjarrfikësve kanë deklaruar se fuqia e mundshme e shpërthimit mund të krahasohet me shpërthimin e një vagoni treni cisternë (me karburant), ndërsa autoritetet kanë vendosur menjëherë masa sigurie dhe nisën evakuimin masiv të banorëve.

Zona përreth fabrikës është izoluar plotësisht, ndërsa ekipet e emergjencës po përgatiten për skenarin më të keq.

Autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve të respektojnë urdhrat e evakuimit dhe të shmangin lëvizjet pranë objektit industrial, deri në një njoftim të dytë.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci