Të fundit

Zhegrova nuk grumbullohet, Dellova i lënduar largohet nga kampi

Federata e Futbollit e Kosovës ka bërë njoftim të rëndësishëm të mërkurën mbrëma për dy futbollistët, Edon Zhegrovën dhe Lumbardh Dellovën.

Futbollisti i krahut që paraqitet te Juventusi, Zhegrova, nuk do të jetë pjesë e këtij grumbullimi. Sipas FFK-së, ai nuk do t’i bashkohet Kosovës për arsye personale.

Ndërkohë, Dellova, anëtar i CSKA Sofias bullgare, ka lëndim në shputën e këmbës.

“Kombëtares në këtë grumbullim, për arsye personale, nuk do t’i bashkohet Edon Zhegrova”, ka njoftuar FFK-ja të mërkurën në mbrëmje.

Dellova ndërkohë i lënduar, është liruar për këtë grumbullim. Në vend të tij është ftuar Betim Fazliji, mbrojtësi i St. Gallenit.

Më 31 maj, Kosova luan në udhëtim te Republika e Çekisë në miqësoren e parë, ndërsa më 7 qershor në Prishtinë përballet me Andorrën.

“Dellova iu nënshtrua sot ekzaminimeve mjekësore nga stafi mjekësor i Kombëtares, me ç’rast u konstatua se ka pësuar frakturë në shputën e këmbës dhe u vërtetua se periudha e rikuperimit do të jetë më e gjatë sesa kohëzgjatja e këtij kampi”, ka shkruar tutje FFK-ja.

Fazliji do t’i bashkohet “Dardanëve” të enjten. Stërvitja e radhës e Kosovës do të jetë të enjten nga ora 11:00, në Kampin Nacional në Hajvali.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci