Të fundit

“Shuplakë” për Milanin, kampionët e rinj të Evropës i rrëmbejnë Andoni Iraolën gjigantëve italianë

Crystal Palace shënoi mbrëmë një moment historik, duke fituar UEFA Conference League për herë të parë në historinë e klubit.

Skuadra nga jugu i Londrës mposhti spanjollët e Rayo Vallecano-s me rezultatin 1-0 në finalen e zhvilluar në Lajpcig, ku Jean-Philippe Mateta realizoi golin e vetëm të takimit në minutën e 51-të.

Ky ishte kapitulli i fundit i një rrugëtimi të jashtëzakonshëm nën drejtimin e Oliver Glasner. Tekniku austriak, pas fitimit historik të “FA Cup” dhe “Community Shield”, po largohet nga klubi duke lënë pas periudhën më të suksesshme në historinë e “Shqiponjave”.

Tani, sytë e të gjithëve janë kthyer nga e ardhmja. Sipas burimeve të besueshme, Andoni Iraola është kandidati kryesor i Crystal Palace për të zëvendësuar Glasner-in dhe drejtuesit po bëjnë gjithçka të mundur për ta bindur trajnerin spanjoll të pranojë postin.

Iraola, i cili po largohet nga Bournemouth-i pas skadimit të kontratës, raportohet se është i gatshëm të pranojë ofertën e londinezëve, duke i dhënë një goditje të papritur merkatos, pasi ka refuzuar edhe interesimin e gjigantëve të Milanit.

Triumfi i mbrëmshëm, i cili i siguron Crystal Palace pjesëmarrjen në UEFA Europa League sezonin e ardhshëm, mendohet të ketë qenë argumenti vendimtar që bindi spanjollin të zgjedhë Anglinë para Italisë. Klubi anglez pritet ta bëjë zyrtar emërimin e trajnerit të ri shumë shpejt.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci