Të fundit

Robelli, për skandalin e AKI-së dhe Prokurorisë: “Ky do të ishte krim shtetëror”

Redaktori në gazetën zvicerane “Tages Anzeiger”, Enver Robelli tha sot se do “të ishte krim shtetëror” nëse vërtetohet zbulimi i mediumit online Paparaci, se dy agjentë të Agjencisë Kosovare për Inteligjencë (AKI) kanë dhënë dëshmi të rrejshme në një proces gjyqësor.

Hulumtimi i Paparacit i publikuar të premten, zbuloi përfshirjen e dy agjentëve të AKI-së në dhënien e deklaratave të rrejshme në procesin gjyqësor ndaj anëtarëve të organizatës së ashtuquajtur “Syri i Popullit”.

Robelli tha se vërtetësia e hulumtimit do të nënkuptonte se brenda AKI-së “ka zyrtarë potencialisht kriminalë që çojnë në burg qytetarë me dëshmi të rrejshme”.

“Nëse është e vërtetë që dy punëtorë të AKI-së kanë dhënë dëshmi të rrejshme në një proces gjyqësor, kjo duhet të shkaktojë një termet politik dhe gjyqësor në Kosovë”, tha Robelli. “Ky do të ishte Krim shtetëror”.

Sipas Robellit, organi i Prokurorit të Shtetit tashmë ndodhet para një prove të madhe. Atë të dëshmimit të pavarësisë së institucionit.

“Prokuroria kosovare tani gjendet para njërit prej testeve më të medha për të dëshmuar pavarësinë dhe për të pastruar radikalisht AKI-në dhe prokurorinë nga fundërrinat”, deklaroi gazetari. “Kështu do të kthehej kredibiliteti i këtyre institucioneve vitale për sigurinë nacionale dhe efikasitetin e shtetit ligjor”.

Sipas shkrimit hulumtues të mediumit Paparaci, ish-prokurori special, Sylë Hoxha në një marrëveshje gojore në janar të vitit 2018 me ish-drejtorin e AKI-së, Driton Gashi, kanë përfshirë dy agjentë në këtë skandal.

Sylë Hoxha dhe Driton Gashi ishin marrë vesh gojarisht që AKI t’i pajisë me identitete të rrejshme dy zyrtarët të cilët kishin vëzhguar Sadri Ramabajën në restaurantin Panorama në Zllatar më datë 11 mars 2017.

Me ato identitete ishin prezantuar në gjykatë si dy qytetarë të thjeshtë – njëri cigareshitës, e tjetri i papunë. Në janar të vitit 2018, ata kishin dëshmuar rrejshëm kundër Ramabajës dhe të tjerëve në rastin gjyqësor të ashtuquajtur “Syri i Popullit”.

Këto dëshmi mbi të cilat është mbështetur aktakuza janë përdorur më vonë nga ish-presidenti Thaçi për ta akuzuar kryeministrin aktual, Albin Kurti dhe kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca për lidhje me terrorizmin, përkatësisht organizatën “Syri i Popullit”.

Hoxha, i kontaktuar nga Paparaci të premten, ka mohuar të ketë bërë marrëveshje me Driton Gashin, ish-shefin e AKI-së, për infiltrimin e dy dëshmitarëve të rrejshëm në procesin gjyqësor. /Paparaci

Video nga Paradoks

"S'du as me i pa me sy": Deputetja e LDK-së flet për njerëzit që s'mundet me i duru - "Albini vjen na shet pralla"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci