Të fundit

Bardhyl Hasanpapaj pas tubimit të LDK-së: Kjo është lista e fitores

Kandidati i LDK-së për deputet, Bardhyl Hasanpapaj, ka reaguar pas tubimit të madh të Lidhjes Demokratike të Kosovës, ku u prezantuan kandidatët për zgjedhjet e 7 qershorit.

Përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale, Hasanpapaj ndau pamje nga atmosfera e krijuar në tubim, duke e cilësuar LDK-në si “lista e fitores”.

“Kjo është LDK-ja, kjo është lista e fitores, kjo është Kosova që e duam, e bashkuar, e integruar në Bashkimin Evropian. Fitore më 7 qershor”, u shpreh Hasanpapaj në videon e publikuar.

Në tubimin e djeshëm të LDK-së morën pjesë qindra qytetarë dhe mbështetës të partisë, ndërsa kandidatët u prezantuan zyrtarisht në nisje të fushatës zgjedhore.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci