Kandidatja për deputete nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Alisa Jetullahu, është zotuar se do të jetë në shërbim të qytetarëve, me zemër, punë dhe përkushtim.
Jetullahu, e cila mban numrin 99 në listën e LDK-së, është pritur me brohoritje mbrëmë në tubimin hapës të kësaj partie.
Në profilin e saj në Facebook, ajo ka shpërndarë disa momente nga takimet me simpatizantët e LDK-së.
