Sot është dita e dytë e fushatës për partitë në Kosovë.
Lidhja Demokratike e Kosovës ditën do e nisi me tubim në Kaçanik e Han të Elezit. Për të vazhduar më pas në Shtime nga ora 18:00.
Përpos në Kaçanik e Han të Elezit, LDK me kandidaten për presidente Vjosa Osmani dhe kandidatin për kryeministër Lumir Abdixhiku do të jenë edhe në Fushë Kosovë.
Ditën e dytë të fushatës, Abdixhiku e Osmani do ta përfundojnë në Degën V të LDK-së në Prishtinë.
