Të fundit

Pas tubimit në Prishtinë, Bardhyl Hasanpapaj takon strukturat lokale të LDK-së

Pas hapjes së fushatës zgjedhore në Prishtinë, kandidati për deputet nga LDK-ja, Bardhyl Hasanpapaj, ka zhvilluar takim me kryetarë komunash, anëtarë të kuvendeve komunale dhe përfaqësues të strukturave lokale të partisë.

Hasanpapaj ka vlerësuar angazhimin e strukturave të LDK-së nëpër komuna, duke i quajtur ata promotorë të fitoreve dhe mbështetës të vazhdueshëm të subjektit politik.

“Pas tubimit madhështor në hapjen e fushatës mbrëmë në Prishtinë, takuam kryetarët e komunave, anëtarët/et e kuvendeve komunale dhe anëtarët e qeverisjeve komunale, promotorët e fitoreve tona në çdo komunë dhe njerëzit që mbajnë gjallë degët e nëndegët e LDK-së”, ka shkruar ai.

Tutje, Hasanpapaj ka shprehur mirënjohje për mbështetjen që, sipas tij, po merr çdo ditë nga strukturat dhe qytetarët.

“Mirënjohje pafund për besimin, përkushtimin dhe mbështetjen që po na jepni çdo ditë. Bashkë, drejt fitores!”, ka deklaruar Bardhyl Hasanpapaj.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci