Visar Azemi, kandidati i LDK-së për deputet në zgjedhjet e 7 qershorit, ishte akuzuar se është tregtar i energjisë elektrike me kompaninë e tij.
Azemi në emisionin “VV Show”, me Vehbi Kajtazin dhe Visar Ymerin ka zbuluar krejt të vërtetën rreth këtyre raportimeve që nisën në formë akuzash nga PSD-ja.
“Absolutisht jo, ka qenë temë këtyre ditëve. E vërteta është që Visar Azemi merret me pajisje të ndriçimit si biznes primar, është kompani familjare, merret me llustera, mbushës për vetura elektrike. Por kompania e Visar Azemit asnjëherë nuk ka qenë e regjistruar për shitblerje të energjisë. As në ZRRE nuk kemi aplikuar asnjëherë. Por në këtë vend kemi luftuar që të kemi demokraci dhe liri të të shprehurit, por disa folin edhe palidhje. Ka mjaftu me hy me i pa kodet dhe ka mjaftu me hy te ZRRE-ja me pa cilat kompani merren me shitje dhe blerje të energjisë”, ka thënë ai.
Lidhet me pjesë të aktiviteteve të mia, të zbulimit të skandalit me njësorët elektrikë, të KEDS-it dhe qeverisë që kanë vjedhur me miliona euro para të qytetarëve të Kosovës.
