Të fundit

Fushatë në Pejë: PDK shkon në “zemrën” e Dukagjinit

Partia Demokratike e Kosovës ka mbajtur sot tubim elektoral në Pejë ku para qytetarëve foli kandidati për kryeministër nga kjo parti, Bedri Hamza.

Hamza tha se Kosova duhet të krijojë kushte më të mira për të tërhequr investime nga jashtë.

I pari i PDK-së tha se Peja është qytet që ka shumë ndërmarrës për të cilët sipas tij duhet të flitet me respekt, sepse janë pikërisht bizneset që prodhojnë vende të punës për qytetarët.

“Ne garojmë me programe, ne garojmë me projekte, ne garojmë me ekipe, garojmë me ide jo me polarizime, jo me fyerje jo me ofendime. Kemi një program që adreson nevojat e qytetarëve të Kosovës. E di që Peja e ka traditë punën dhe biznesin, gjithmonë ka pasur, ka dhe jam i bindur që do ketë biznismen të suksesshëm. Duhet të folim me respekt për ndërmarrësit, sepse ata kontribuojnë, ata paguajnë taksa, ata punësojnë njerëz. Bizenset e Pejës punësojnë dhjetëra mijëra njerëz, qytetarë të Kosovës, paguajnë taksa, por taksat nuk po iu kthehen. Sot prej Pejës për të shkuar në Prishtinë bën me orë të tëra për shkak të pengesave në rrugë. Duhet të krijojmë kushte për bizneset, t’i tërheqim investitorët e huaj që të vijnë dhe të investojnë në Kosovë, por halli është që për shkak të këtyre kushteve, jo që po i sjellim të jashtit të investojnë në Kosovë, kanë filluar këta të tanët të investojnë jashtë”, tha Hamza.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci