Kandidatja për deputete nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arjeta Salihu Abazi, gjatë ditës së sotme zhvilloi një sërë takimesh me qytetarë dhe aktivistë në Klinë, Deçan, Pejë, Junik dhe Podujevë.
Në secilin takim, Arjeta Salihu Abazi u prit me përkrahje të madhe dhe atmosferë entuziaste, ndërsa qytetarët shprehën besimin e tyre në programin dhe vizionin e LDK-së për Kosovën.
“Energjia që po shohim në terren është e jashtëzakonshme. Kudo po ndihet fryma e fitores dhe vullneti i qytetarëve për ndryshim. Kjo mbështetje na jep forcë dhe përgjegjësi për të vazhduar edhe më fuqishëm”, u shpreh Salihu Abazi.
Ajo falënderoi qytetarët për mikpritjen dhe mbështetjen, duke theksuar se do të jetë zëri i tyre në Kuvendin e Kosovës.
Takimet e sotme konfirmuan mobilizimin e madh të strukturave dhe simpatizantëve të LDK-së, ndërsa mbështetja për Arjeta Salihu Abazin po rritet çdo ditë e më shumë në të gjitha anët e Kosovës.
