Të fundit

Trumpi e shan keq Netanyahun, zbulohen detajet e telefonatës

Presidenti amerikan, Donald Trump i ka thënë kryeministrit izraelit se “ti je i çmendur” (fu**ing crazy) në një bisedë telefonike fort të nxehur kur i kërkoi që Izraeli të ndalte sulmet ndaj Libanit.

Të hënën mbrëma, presidenti amerikan i ka thënë kryeministrit izraelit se të gjithë e urrejnë atë dhe shtetin e tij teksa e kishte paralajmëruar që të mos bënte asgjë për të rrezikuar bisedimet me Iranin.

Izraeli anuloi sulmet ndaj bazave të Hezbollahut në Bejrut pas telefonatës së tensionuar dhe urdhëroi ushtrinë që të tërhiqej nga kryeqyteti libanez, ka deklaruar Trump.

Irani më herët kishte deklaruar se do të suspendonte bisedimet për paqen nëse Izraeli nuk do të ndalte bombardimin e Libanit dhe Gazës.

Trumpi i ka cilësuar si shumë produktive bisedat telefonike me Netanyahun dhe përfaqësuesit e Hezbollahut, raporton gazeta britanike “The Telegraph”.

Mediumi Axios raportoi se Trump e quajti Netanyahun të çmendur dhe e akuzoi se ishte mosmirënjohës dhe se do të ishte në burg sikur të mos intervenonte presidenti amerikan – me shumë gjasë ishte referencë për hetimet kundërkorrupsion që po vazhdojnë në Izrael.

 

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci