Kandidati i PDK-së për deputet, Rrahman Rama, ka shprehur mirënjohjen për mbështetjen që po merr nga qytetarët e Mitrovicës gjatë aktiviteteve të tij elektorale.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama tha se çdo vizitë në Mitrovicë ka një domethënie të veçantë për të, pasi i jep mundësinë të takojë shokë të luftës dhe qytetarë me të cilët e lidhin kujtime nga periudha të vështira të historisë së Kosovës.
“Sa herë jam në Mitrovicë ndihem mirë, pasi takoj shokë të luftës e qytetarë me të cilët na kanë lidhur kohët e vështira”, ka shkruar Rama.
Ai falënderoi qytetarët për përkrahjen që po i japin në prag të zgjedhjeve, duke e cilësuar atë si një motiv shtesë për angazhimin e tij politik.
“Faleminderit për mbështetjen e madhe”, ka theksuar kandidati i PDK-së.
