Të fundit

Kajtazi: Pushteti shpërndau 500 milionë euro ndihmë sociale, kush shpi me ndihma nuk bëhet

Analisti Vehbi Kajtazi ka thënë se pushteti i Albin Kurtit i ka ndarë 500 milionë euro ndihmë sociale përgjatë këtyre viteve, gjë që ai nuk e sheh fare si zgjidhje ndaj krizës e lëre më zhvillimit të vendit.

Kajtazi shprehu shqetësimin që ekziston një numër i madh njerëzish që këtë e shohin si gjë pozitive edhe në afat të gjatë.

“Skemat sociale! Nuk janë pak me i shpërnda përgjatë këtyre viteve 500 milionë euro ndihma sociale. Pra, me iu dhanë njerëzve 100 euro, 200 euro. Janë prekë shumë kategori shoqnore që me gjasë, në këtë shoqninë tonë, ka ma shumë njerëz që preferojnë me pritë e me marrë diçka, se sa me u çu pak ma herët e me shku në punë”, tha Kajtazi në Rubikon të Klan Kosovës.

Ai vijoi duke thënë se askush nuk “është bërë shpi” me ndihma sociale.

“Sidoqoftë, ata duhet me ditë një sen, kurrë shpi kërkush nuk u ba me ndihma. Kurrë”.

“Le të më thotë dikush një shpi që osht bo shpi, që themi ne me këtë gjuhën tonë, me ndihmë, nuk ka, nuk ekziston”.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci