Të fundit

Trump: Çmimet e naftës do të bien pasi situata në Hormuz të stabilizohet

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka deklaruar se çmimet e naftës pritet të ulen sapo situata në Ngushticën e Hormuzit të normalizohet, duke hequr pjesërisht shqetësimet për furnizimet energjetike globale.

Në një prononcim për mediat, Trump u pyet për numrin e tankerëve të naftës që administrata e tij ka arritur të kalojë përmes ngushticës.

Ai u përgjigj se janë “shumë”, pa dhënë shifra të sakta, duke shtuar se zgjidhja e situatës “nuk do të zgjasë shumë”.

“Do të doja të mos e tregoja numrin, por janë shumë,” tha Trump, duke theksuar se normalizimi i qarkullimit të naftës në këtë rajon strategjik mund të sjellë një rënie të ndjeshme të çmimeve, madje “ndoshta edhe më poshtë se nivelet e mëparshme”.

Deklaratat e presidentit amerikan vijnë në një kohë kur ShBA-ja po përballet me presion politik për shkak të rritjes së çmimeve të karburanteve, një çështje që mund të ndikojë edhe në zgjedhjet e ardhshme të mesmandatit.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci