Të fundit

Daut Haradinaj nuk di të ndalet, “dhez” strukturat e Aleancës – mobilizim i fuqishëm në terren para tubimit përmbyllës

Kandidati i Aleancës, Daut Haradinaj, po vazhdon me një intensitet të lartë takimet elektorale në terren, duke mobilizuar strukturat e partisë në prag të ditëve vendimtare të fushatës.

Nga një tubim në tjetrin, Haradinaj po arrin të “dhez” atmosferën brenda strukturave të Aleancës, me mesazhe për mobilizim, unitet dhe angazhim maksimal për fitoren e numrit 128 dhe kandidatin për kryeministër nga Aleanca, Ardian Gjini.

Në tubimet e fundit, sotme në Gjakovë, Deçan e Junik, ai ka përcjellë mesazhin se Aleanca po hyn në fazën finale të garës me energji të re dhe me një organizim të fuqishëm në secilën komunë, duke kërkuar mobilizim të plotë të anëtarësisë dhe simpatizantëve për ditën e zgjedhjeve.

“Të gjithë me një qëllim, rënien e këtij regjimi dhe rikthimin e Kosovës në vendin ku i duhet, të zhvilluar dhe të sigurt. Në aleanca me miq dhe duke lulëzuar ekonomikisht. Me Aleancën, programin tonë dhe njerëzit tonë do ta bëjmë këtë realitet”, është mesazhi që po dominohet në paraqitjet e tij të fundit në terren.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci