Kandidatja e LDK-së për deputete, Arjeta Salihu-Abazi ka bërë thirrje që qytetarët të votojnë për partinë e saj si arsye që rinia të mund të qëndrojë këtu.
Në një video, Salihu-Abazi ka thënë se “çdo ditë po ik dikush jashtë” dhe se “më e keqja që kjo është bërë normale”.
Sipas saj, vetëm LDK-ja do të mund të ndalë ikjen e qytetarëve nëpër vendet perëndimore.
