Të fundit

Ardian Gjini: Çdo faturë e shtrenjtë e rrymës është taksë e fshehur për familjet, Aleanca ka plan për pavarësi energjetike

Kandidati për kryeministër nga Aleanca, Ardian Gjini, ka prezantuar zotimet e tij për sektorin e energjisë dhe infrastrukturës, duke theksuar se faturat e larta të energjisë dhe projektet e papërfunduara po rëndojnë drejtpërdrejt qytetarët.

Sipas Gjinit, “secila faturë e shtrenjtë e rrymës dhe çdo rrugë e mbetur në gjysmë janë taksë e fshehur që e paguajnë familjet tona”.

Ai ka bërë të ditur se Aleanca synon të garantojë pavarësinë energjetike të Kosovës përmes një plani konkret pune, i cili parasheh investime në modernizimin e KEK-ut, uljen e TVSH-së për energjinë elektrike, si dhe zhvillimin e infrastrukturës strategjike rrugore dhe hekurudhore.

Gjini ka theksuar se këto investime do ta lidhin Kosovën më fuqishëm me tregjet rajonale dhe do të krijojnë bazë më të fortë për zhvillim ekonomik e siguri energjetike.

“Aleanca vjen me një plan të pastër pune për të garantuar pavarësinë tonë energjetike”, ka deklaruar ai.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci