Kandidati i PDK-së për deputet, Rrahman Rama ka qenë pjesë e një tubimi të partisë së tij në Podujevë.
Ai ka thënë se Llapi është ngritur në këmbë dhe se do ta thotë fjalën e tij të dielën.
“Llapi është ngritur në këmbë që ta thotë fjalën në këto zgjedhje. Ky entuziazëm e kjo mbështetje e paparë, është tregues se të dielën na pret një ditë e bukur”, ka thënë Rama.
