Të fundit

Mesazhi i koduar i SHBA-së: Vizita ekskluzive te Ardian Gjini vërteton vizionin e hershëm të Aleancës për gazin amerikan

Një sinjal i fuqishëm diplomatik ka ndryshuar rrjedhën e fushatës zgjedhore në Kosovë. Në një kohë kur të gjitha partitë presin vëmendje ndërkombëtare, u.d. Ambasadorja e SHBA-së, Annu Prattipati, ka zgjedhur të vizitojë vetëm zyrat e Aleancës dhe kandidatin për kryeministër, Ardian Gjinin, duke lënë jashtë kësaj agjende të gjitha subjektet e tjera politike.

Ky pozicionim pozitiv për Aleancën u bë i qartë 48 orë më vonë, kur Ambasada Amerikane lëshoi alarmin për humbjen e 735 milionë eurove nga importi i rrymës si pasojë e bllokimit të Gazit Amerikan në vitin 2021.

Ky zhvillim ka kthyer në qendër të vëmendjes kohën kur Ramush Haradinaj ishte kryeministër.

Analistët po vlerësojnë se kjo vizitë është dëshmia e gjallë që qendrimi i Aleancës që nga dita e parë ka qenë i duhuri dhe largpamës.

Ndërsa qeveria në ikje dëboi investimet amerikane për llogari të politikave izoluese, Aleanca e kishte projektuar këtë si projektin më të madh të sigurisë kombëtare.

Reagimi i prerë i Ardian Gjinit për zhbllokimin e menjëhershëm të gazsjellësit Shkup-Prishtinë dhe vizita e vetme e amerikanëve në taborrin e tij po shihen si një rreshtim i qartë i Uashingtonit me ata që garantojnë zhvillimin dhe aleancën e shenjtë me SHBA-në.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci