Të fundit

Njihuni me versionin Lego të shtëpisë së famshme “Home Alone”

LEGO rikrijon shtëpinë ikonë nga“Home Alone” një film klasik i Krishtlindjeve duke e sjellë atë pikërisht në kohë, për festat e fundvitit dedikuar fansave të filmit.

Sipas CNN, seti më i fundit i projektuar nga fansat e LEGO është një kopje e shtëpisë nga filmi klasik i vitit 1990 “Home Alone”, rreth problemeve që lindin kur hajdutët tentojnë të plaçkitin një shtëpi e që protagonisti  Kevin është i vetëm në shtëpi pasi pjesa tjetër e familjes është në pushime.

Seti do të jetë i disponueshëm për blerje duke filluar nga 1 nëntori, afërsisht në të njëjtën kohë kur u publikua filmi, dhe do të shitet për 249.99 dollarë.

Versioni LEGO i shtëpisë është “një rekreacion tepër i detajuar” që është “i vërtetë për filmin”, tha kompania në një njoftim për shtyp. Ofrohet i kompletuar me katin përdhes, me katin e parë, kuzhinën, bodrumin dhe papafingo. Kompleti vjen gjithashtu me figurat e vogla Lego të personazheve kryesorë si Kevin, Harry, Marv dhe plaku Marley.

“Ashtu si çdo fëmijë i viteve 90-ta, unë u rrita duke parë Home Alone dhe zë një vend shumë të veçantë në zemrën time”, tha dizajneri njëherësh adhurues i Lego, Alex Storozhuk në një deklaratë.

“Ky film është shumë nostalgjik dhe bën që ato kujtime të ngrohta të fëmijërisë të shfaqen çdo herë”, ka shtuar ai tutje.

Këto kujtime me siguri do të ngjallen me këtë set, i cili përmban referenca të detajuara për filmin origjinal.

“Duke ndjekur temat e filmit, ne donim ta bënim përvojën sa më gjithëpërfshirëse të jetë e mundur për adhuruesit që ndërtojnë me LEGO dhe filmit”, tha projektuesja e LEGO, Antica Braçanov në një deklaratë.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci