Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka përditësuar të dhënat e fundit sa i përket pjesëmarrjes së qytetarëve në zgjedhjet e jashtëzakonshme që po mbahen sot.
Nga të dhënat e fundit, KQZ bën të ditur se deri në orën 17:00, kanë votuar rreth 27,87%.
Ndryshe, kanë votuar 546,185 e qytetarë.
Në zgjedhjet e 28 dhjetorit, deri në orën 17:00 kishin votuar 646,829 qytetarë, rreth 100 mijë më shumë sesa në zgjedhjet e sotme.

