Kandidati për Kryeministër Lumir Abdixhiku ka postuar një video-mesazh, i cili bën thirrje për të dalur dhe votuar.
Sipas tij, duhet të dilet e të ushtrohet e drejta për të votuar, e cila përcakton edhe fatin e Republikës për 4 vitet e ardhshme.
“Të dashur qytetarë, kanë mbëtur më pak se 2 orë deri në përfundimin e votimeve në Kosovë. Dilni dhe votoni, ushtrone të drejtën tuaj, përcaktone fatin e Republikës tonë, vendin që e duam të gjithë, për 4 vitet e ardhshme. Forca Kosovë’’, tha Abdixhiku.
