Të fundit

Shqyerja e fletëvotimit, Pula: Parashihet dënim nga 1 deri në 3 vjet burg

Koordinatorja Nacionale për Zgjedhje, Laura Pula, ka deklaruar se procesi zgjedhor deri më tani është zhvilluar kryesisht pa incidente serioze.

Pula tha se disa persona janë ndaluar pasi dyshohen për asgjësim të fletëvotimeve, veprim që përbën vepër penale kundër të drejtës së votimit dhe dënohet me burgim prej një deri në tre vjet.

“Deri më tani I kemi disa incidente të vogla të cilat janë shënuar dhe evidentuar, janë kryesisht disa asgjësime të fletëvotimeve nga ana e personave të caktuar të cilët tani janë të ndaluar dhe janë në mbajtje. Njëkohësisht kemi edhe disa incidente të vogla që kanë qenë të raportuar por nga hetuesit dhe prokurorit nuk kanë rezultuar se ka elemente të ndonjë vepre penale”, ka deklaruar ajo në RTV Dukagjini.

Ajo bëri të ditur se janë raportuar edhe disa incidente të tjera, por pas verifikimeve nga hetuesit dhe prokurorët nuk është konstatuar se ato përmbajnë elemente të veprës penale.

Pula shtoi se rreth 100 prokurorë janë angazhuar për monitorimin e procesit zgjedhor, duke theksuar se ky numër është pjesë e organizimit të zakonshëm dhe nuk lidhet me ndonjë situatë të veçantë.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci