Ka pasur momente tensioni në stadiumin “Air Albania” në ndeshjen miqësore mes Shqipërisë dhe Izraelit.
Rezultati i ndeshjes u zhbllokua në minutën e 73-të kur Gloukh mori një top pas një rasti të kuqezinjve dhe shënoi golin e avantazhit për Izraelin.
Por gjatë festimit të golit, ai u bëri me shenjë tifozëve “heshtni” dhe tregoi stemën e Izraelit.
Në këtë moment ka ndërhyrë Hysaj dhe kaq ka mjaftuar që futbollistët të përplasen në fushë.
Arbitri ka ndëshkuar me karton të verdhë Hysajn dhe Gloukh ndërsa tifozët nisën të brohorasin “Palestinë! Palestinë!”
