Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku, bashkë me kandidaten për presidente, Vjosa Osmani, gjatë së enjtes kanë takuar artistë, shkrimtarë, piktorë e njerëz të artit e kulturës.
Në një lokal në Prishtinë, sipas Abdixhikut, ata kanë diskutuar për artin, për fjalën, për skenën, për librin, për trashëgiminë dhe për kulturën si themel të identitetit kosovar.
“Në 113 zotimet tona, kulturës i kemi dhënë vend të veçantë: ndërtimin e Operës dhe Baletit “Dr. Ibrahim Rugova”, Teatrin e ri Kombëtar, Muzeun e Paqes dhe Rezistencës, Muzeun e Artit Bashkëkohor dhe Qendrën e Librit.”, ka shkruar Abdixhiku.
Ai ka thënë se shteti ndertohet me identitet, kujtesë e krijimtari.
“Me artistët, shkrimtarët, piktorët e njerëzit e kulturës që i japin shpirt shoqërisë sonë. Prandaj, arti e kultura nuk do të jenë në margjina, por pjesë e dinjitetshme e zhvillimit të Kosovës.”, ka shkruar Abdixhiku në postimin e tij në rrjetin social, Facebook.
