Të fundit

Bedri Hamza në Dragash: Kosovës i duhet ndryshimi më 7 qershor

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur një tubim edhe me qytetarët e Dragashit.

Hamza ka thënë se kjo komunë, si perlë natyrore, do ta ketë mbështetjen e tij si kryeministër.

Ai ka thënë se qytetarët meritojnë një qeveri që vendos interesin e qytetarëve mbi atë partiak, ligjin mbi pushtetin dhe rezultatet mbi propagandën.

“Dragashi, perla natyrore e Kosovës, do ta ketë mbështetjen time si Kryeministër.

Qytetarët meritojnë një qeveri që u shërben atyre, jo një qeveri që e përdor shtetin për interesa të veta. Ata meritojnë një qeveri që vendos interesin e qytetarëve mbi atë partiak, ligjin mbi pushtetin dhe rezultatet mbi propagandën.

Më 7 qershor, Kosovës i duhet ndryshimi.

Stop krizës. Ndrysho Kosovën. #PDK125”, ka shkruar Hamza.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci