Të fundit

Aida Dërguti: Historia i ka dhënë të drejtë Thaçit dhe jo Albin Kurtit

Ish-deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, tashmë në garë me Partinë Demokratike të Kosovës, Aida Dërguti, e ka vlerësuar më lartë Hashim Thaçin sesa Albin Kurtin, në raport të udhëheqjes së vendit.

E ftuar në emisionin VV Show me Vehbi Kajtazin e Visar Ymerin, Dërguti ka thënë se historia i ka dhënë të drejtë Thaçit si lideri më vizionar në shtetndërtimin e Kosovës.

Sipas Dërgutit, Kurti për një kohë shumë të shkurtër në qeverisje, i ka shkaktuar një dëm të riparueshëm Kosovës, duke marrë si shkas marrëveshjen e Ohrit.

“Koha i ka dhënë të drejtë Hashim Thaçit dhe jo Albin Kurtit. Që nga Rambouillet deri të Marrëveshja e Washingtonit, historia i ka dhënë të drejtë Thaçit si lideri më vizionar sa i përket çështjes së shtetndërtimit dhe përmbylljes së këtij procesi, këtë duhet ta pranojmë. Njëkohësisht kjo e nxjerrë jashtë loje në kuptimin e rëndësisë por edhe në kuptimin e orientimit, sepse me kaq pak kohë që iu dha mundësia ky (Albini) e solli marrëveshjen më të dëmshme në këtë proces. Marrëveshja e Ohrit, edhe pse i thuhet ankes për ta zvogëluar rëndësinë e saj në opinion, përmbajtja më dëmshme vjen pikërisht nga ky ankes”, ka thënë Dërguti.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci