Kryetari i Aleancës dhe kandidati për kryeministër, Ardian Gjini në tubimin përmbyllës të numrit 128 në Pejë ka thënë se Kosova qeveriset prej njerëzve që mendojnë që vet duhet me qenë mbi gjithçka.
“Mendojnë që dikush që Qeverisë duhet me kanë xheloz edhe në Dua Lipën, se i pengon suksesi i dikuj edhe në punë të veten, se duhet me kanë xheloz në Majlinda Kelmendin e në Nora Gjakovën, vec se nuk bën dikush me i mbërri majat e suksesit në zanat të vetin, në punë të veten, qeta e kemi sot në Kosovë, nuk bën me e pa një ndërmarrës tu u rritë e tu zhvillu, se s’bën se shefi duhet me kanë ma i madhi. Ma i madh se Rita, ma i madh se bizneset. Këto e ngulfasin jetën e njerëzve, e mbysin iniciativën”, ka thënë Ardian Gjini.
“Të gjithë popujt e botës e kanë një moment kthese, kur vendosin me zbrit prej trenit të gabuar, Kosova është në tren të gabuar me këta njerëz. Vetëm me 128 keni me gjetë këtë rrugë, rrugë që as në këtë fushatë as në të kaluarën nuk ka gjetë ambicie pos t’i sulmu të tjerët. Qëllimi ynë është me tregu qysh nuk bën, e qysh bën”, ka thënë kryetari dhe kandidati për kryeministër Ardian Gjini.
