Kandidati për Kryeministër nga LDK Lumir Abdixhiku ka deklaruar se patriotizëm i LDK është centrali me gaz, aleanca me jashtë dhe shtetësi e siguri.
Sipas tij kur të thonë se do të bëjnë autostradë, do ta bëjnë, e s’do të përurojnë vade n’Lupç e urë në Saradran.
“Kur themi do të bëjmë Autostradë, bëjmë Autostradë; nuk përurojmë vadë n’Lupç e urë n’Saradran! Vadën në Lupç, e Urën në Saradran, do ti bëjmë vepra të muzeut. Të muzeut që na tregon se si dukej komunizmi në Kosovë në një kohë. Kur themi do ta bëjmë Centralin me Gaz, e zgjedhim gazin amerikan, kur themi aleancë me jashtë, themi Bondsteeli amerikan, kur themi shtetësi e siguri themi NATO e Amerikë’’, tha Abdixhiku.
